ARSIMI MESËM
Arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm.
Arsimi i mesëm në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga Gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga Shkollat e mesme profesionale.
Gjimnazet me kohë të plotë. Sipas Ligjit të Arsimit Parauniversitar Nr. 7952, Neni 30; Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore.
Struktura e re e gjimnazit dhe plani i ri mësimor u zbatuan për herë të parë në vitin shkollor 2009 -2010.
Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore.
Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve.
Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH). Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës

No comments:
Post a Comment