Gjimnazi “Aleks Buda”
Shkolla e mesme “Aleks Buda”
23 klasa
3 laboratorë kompjuterash
1 laboratorë për lëndët shkencore
1 laboratorën për lëndë shkencore dhe shoqërore.
784 nxënës
“Aleks Buda” është një nga gjimnazet me të reja të Tiranës, por me një staf pedagogjik të kualifikuar, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për arsimimin e brezave të së ardhmes. Përveç cilësisë së mesimdhënies dhe mësimnxënies, nxënësit e shkollës tonë kanë shpalosur talentin e tyre në kompeticione artistike si Rinfest ku kane fituar çmime të para dhe të dyta si dhe në kompeticione të tjera sportive.
Sfondi dhe arsyeja themelore e
projektit
"Ç'risi
të prekshme mund të ofrojmë në shkollën tonë? Si mund ta ndihmojnë atë të
bëhet një shkollë e së ardhmes? "
Kjo pyetje provokoi mendime dhe opinione të ndryshme mes mësuesve dhe nxënësve të shkollës së mesme Aleks Buda . Ne kërkonim një temë për ti shërbyer drejtpërdrejt nxënësve, për t'i bërë ato protagonistë dhe jo thjesht pjesëmarrës të procesit të arsimimit dhe të edukimit të tyre. Ne dëshironim të ofronim përfitime të menjëhershme për nxënësit, shkollën dhe komunitetin, por ne gjithashtu donim të bënim një ndryshim vizionar për të kontribuar edhe në brezat e ardhshëm të nxënësve.
Përgjigja për pyetjen tonë? DIMENSIONI GJINOR. Ne zgjodhëm një temë e cila është një çështje shqetësuese për shoqërinë e sotme shqiptare, e më gjerë. Një temë që i ndërgjegjëson nxënësit e sotëm per marrëdheniet e tyre në shoqëri.
Kjo pyetje provokoi mendime dhe opinione të ndryshme mes mësuesve dhe nxënësve të shkollës së mesme Aleks Buda . Ne kërkonim një temë për ti shërbyer drejtpërdrejt nxënësve, për t'i bërë ato protagonistë dhe jo thjesht pjesëmarrës të procesit të arsimimit dhe të edukimit të tyre. Ne dëshironim të ofronim përfitime të menjëhershme për nxënësit, shkollën dhe komunitetin, por ne gjithashtu donim të bënim një ndryshim vizionar për të kontribuar edhe në brezat e ardhshëm të nxënësve.
Përgjigja për pyetjen tonë? DIMENSIONI GJINOR. Ne zgjodhëm një temë e cila është një çështje shqetësuese për shoqërinë e sotme shqiptare, e më gjerë. Një temë që i ndërgjegjëson nxënësit e sotëm per marrëdheniet e tyre në shoqëri.
Supozimet dhe Rreziqet
Fushat
|
Supozimet
|
Cfare mund të rrezikojmë
|
Vërejtje
|
Burimet
|
|
1. Kamerat dhe
regjistrimi mund të mos jenë cilësor pasi është i nevojshëm përdorimi
profesional i tyre.
|
|
Koha
|
|
1. Mund të
rrezikojmë humbje kohe gjatë kërkimeve ne fazat e anketimit, zhvillimit te
ekspozites dhe kërkimit dhe përzgjedhjes së statistikave.
|
|
Ambienti I punës
|
|
1. Pjesëmarrja
e nxenesve nga e gjithë shkolla ne krijimtarinë me pikturat, diskutimet dhe
mendimet në auditore.
|
|
Funksionimi
|
|
1. Mjetet janë
në dispozicionin tonë, por ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme pasi ato
përdoren edhe nga anëtarë të tjerë të stafit për qëllime të tjera
pedagogjike.
|
|
Mjetet
|
1. Klasa, Shkolla, Videoprojektori, Tabela, tekstet shkollore dhe
ato joshkollore, Media, Lojrat dhe veprimtaritë e tjera artistike, Kamera,
Aparate fotografike te ndryshme, Usb.
|
Qëllimi dhe Objektivat e
Projektit
Qellimi: Ndergjegjsimi i nxenesve me rolin e dimensionit gjinor.
Objektivat e projektit:
·
Të përshkruaj
koceptet themelore te një edukimi me dimension gjinior.
·
Të listoj
faktorët dhe aktorët që mundësojnë ekzistencën e pabarazisë gjinore sot.
·
Të listojë
faktorët dhe aktorët që mundësojnë një trajtim të drejtë të gjinive sot.
·
Të shpjegojë
koncepet kryesore të edukimit me dimension gjinor si dhe të evidentoje rolin e
tyre në përvetësimin e një edukimi të tillë.
·
Të identifikoje
barrierat gjinore që shfaqen nëpër tekstet shkollore dhe metodat pedagogjike të
mësuesve gjatë procesit mesimorë.
·
Të identifikojë
partnerët në edukimin me dimension gjinore dhe të ngrejë urat bashkëpunuese me
të.
·
Të hartojë dhe
të aplikojë veprimtari sportive dhe artistike që promovojnë dimensionin gjinor
Planifikimi i projektit
Faza e parë e projektit tonë
ishte kërkimi. I kemi filluar kërkimet në muajin Dhjetor dhe kjo fazë zgjati
deri në mesin e Janarit. Ne përdorëm një shumëllojshmëri burimesh: kryesisht
internetin, anketimet si dhe aktivitete të ndryshme të organizuara me temë
“Diskriminimin Gjinor”. Duke mbledhur këto informacione kemi përzgjedhur,
redaktuar dhe organizuar materialet për të prodhuar një dokument të plotë dhe
përfundimtar sensibilizues.Ndërsa kërkonim informacione për projektin, ne u
zhytëm në mendime dhe ide praktike, për
të paraqitur mendimin real të nxënësve të shkollës sonë dhe për të arritur një
qëllim të rëndësishëm të projektit tonë: baraine gjinore dhe eliminimi i këtij
fenomeni ,cili ndikon ndikon tek të gjithë ne.Për këtë qëllim na shërbyen
anketa e realizuar nga nxënësit e
shkollës tonë për klasat 10-ta,11-ta dhe 12-ta.Në këtë mënyrë këmi përfshirë të
gjitha grupmoshat e nxënësve të shkollës. Kështu, pasi përfunduam përgatitjen
dhe rishikimin e punës tonë kërkimore, tashmë e kishim kristalizuar idenë se si
të vazhdohet me projektin tonë.
Ne kemi filluar fazën e dytë
të rëndësishme të projektit tonë në fillim të janarit. Çdo lëndë mësimore e
përfshirë në këtë projekt nuk ofron thjesht materiale teorike. Nxënësit, duke
bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin dhe mësuesit e tyre, gjithashtu morën një
qasje origjinale dhe inovative ndaj projektit, duke kombinuar punë në terren,
pjesë artistike etj.
Pershkrimi i
statistikave
1-Në mbeshtetje të qasjes sonë
mbi diskriminimin gjinor do të sjellim edhe statistika mbi arsimimin fillor ,të mesem dhe të larte të të dy gjinive,si
dhe statistikat mbi punësimin e tyrë.
Arsimi
9-vjecar,arsimi i mesem: Bilanci
per te papunet.
2-Konkretisht në statistikat
mbi arsimimin fillor qoftë ky publik ,qoftë privat evidentohet një baraspeshë
në pjesmarrjen e vajzave dhe të djemve
qoftë në shkollat e zonave urbane
,qoftë në ato të zonave rurale.
Ndërsa përsa i perket
statistikave mbi arsimimin e mesem publik ,evidentohet një pjesmarrje më e ulet
e vajzave ,kjo përsa i perket shkollave të zonave rurale.Ndërsa përsa i përket statistikave
mbi arsimimin e lartë ,qoftë ky publik qoftë ky privat,evidentohet një
diference e vogël e pjesmarrjes se
vajzave në krahasim me djemtë.
Por kjo e dhënë është vetëm numerimi përgjithshëm i studenteve të Universiteteve ne Shqipëri .Gjithsesi ,është me mjaft rëndësi leximi i drejtë i
statistikave që na vijnë nga fakultetet e ndryshme.
Konkretisht,të dhënat që na
vijnë nga regjistrimet e studenteve vajza në fakultetet që janë konsideruar
historikisht si “fakultete djemsh”.Këto të dhëna e evidentojnë edhe një herë
faktin se diskriminimi gjinor është mjaft I pranueshëm qoftë edhe në mënyrë “tinzare” .Por ,sa do që
është bërë shumë në trajtimin e barabartë të gjinive , të dhenat e studentëve
nëpër “fakultete djemsh” nxjerrin edhe nje here ne pah nevojen për të ridimensionuar Edukimin
Parauniversitar me Dimensionin Gjinor
në mënyre të tillë që të eliminohet stereotipi i “fakulteteve të djemve
“
Në lendën Qytetari ne praktikisht përmbushëm me shumë sukses një anketë e cila demostron realitetin shkollor dhe komunitar. Ky pyetsor u realizua në 8 janar. Duke pasur parasysh që diskriminimi gjinor eshte një problem aktual,nxënësit me pergjigjejet e e tyre vërtetuan edhe njëherë ekzistencën e diskriminimit gjinor. Rezultati:Dimesnsionet gjinor
..... ANKETË......
1.Cilës gjini i përket?
a-Femër b-Mashkull
2.Dëshironi të keni :
a) Vëlla
b) Motër
c) Vëlla dhe motër
3.Me cilin ndiheni më rehat në komunikim:
a) Nënën
b) Babain
c) Të dy prindërit
4.Me cileët mesues ndihesh me komod në procesin mësimor :
a) Meësuesit meshkuj
b) Mësueset femra
c) Mësuesit e të dy gjinive
5.Sa kontriboni në punët e shtëpisë:
a) Nuk kontribuoj fare
b) Vetëm ato punë që më ngarkohen
c) Kontribuoj shume
6.Cilat janë punët e shtëpise që bëni më shpesh:
a) Të lani enët
b) Të bëni pazarin
c) Të merrni pluhurat
7.Në cilin profesin dëshironi të punoni:
a) Mësues/e
b) Avokat/e
c) Doktor/e
8. Cila nga punët e mëposhtme ,mendoni se mund të arrihet më lehtë nga ju:
a) Mësues/e
b) Avokat/e
c) Doktor/e
9.Në kolektivin e punës tuaj të ardhshme,dëshironi të keni më shumë kolege:
a) Meshkuj
b) Femra
c) Nuk ka rëndesi
10.Nëse në punën tuaj të ardhshme, mendoni se do të zini post drejtues ,cilët mendoni se do të drejtohen më lehte:
a) Kolegët meshkuj
b) Kolegët femra
c) Nuk ka rëndësi në lidhje me drejtimin
Rezultati përfundimtar
Janë intervistuar :
• 100-nxënës të shkollës Aleks Buda
• 30-të komunitetit përreth
•
Sipas statistikave:
• 65% e tyre dhaneë mendimin se në shoqërinë shqiptarë eshte zhdukur fenomeni i pabarazisë gjinore.
• 30% dhanë mendimin se ky problem i shoqërise ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe në vitet në vazhdim,nëse nuk punohet më shumë për të arritur një ekuilibër midis të dy gjinive.
• 5% e tyre nuk u prononcuan për të dhënë mendimin e tyre mbi këtë temë.
Në lënden Arte,ne kemi organizuar nje ekspozite me temeë“Dimesioni Gjinor në Edukim”,me punime nga nxënësit e shkolles,kjo ekzpozitë u paraqit në 14 janar ,në ambientet e shkollës sonë.Këto vepra u vlerësuan nga një juri e përbërë nga mësuesit:Nazmije Kola(Histori Arti), Albion Kolndreu (Sociologji),Kujtim Qalliu (Letërsi)Grupi i nxënësve të talentuar përcollen mesazhin e tyre te sensibilizmit nëpërmjet posterave dhe pikturave te ndryshme.Kjo juri përzgjodhi dy punimet e nxënësve Ornela Hyseni 12-4,Klajdi Keta 10-6,si dy punimet më përfaqësuese të ekspozitës me fokus “Dimesioni Gjinor në Edukim”.
Ne Letërsi,mënyra për të arritur qëllimin e projektit tonë u realizua nëpermjet shfaqjes së nje dramë si “Shtëpia e Kukullës”,e cila tregon diskriminimin që i behet femres.
Në Edukimin Fizik,gjithashtu u percoll mesazhi i barazise gjinore,si një nga percaktuesit kryesorë të demokracisë.Sensibilizimi u arrit me anë të veprimtarive praktike si : takimi me gra të shquara të sportit shqiptar si dhe krijimi i një ekipi futbolli për femra në shkollë,veprimtari që u paraqitën gjatë periudhes nentor – dhjetor,ku morën pjesë 100 vajza të shkollës të cilat paraqiten aftësitë në sporte të ndryshme për dy javë rresht para shkollës dhe komunitetit.
Ne kërkonim të përcillnim mesazhin se të gjithë mund të kontribojnë. Gjithkush mund të bëjë dicka për të mbrojtur të drejtat që ka cdo njeri,pavaresisht gjinisë dhe ndërkohë të kriojë një shoqëri sa më të shëndetshme.
Kështu, gjatë muajit janar, ne
kemi përgatitur dhe shpërnadrë broshura
në lidhje me diskriminimin gjinor. Gjithashtu përgatitëm një fletëpalosje për
mbrotjen e së drejtave njerëzore, rëndësinë e cdo njeriu në shoqëri si dhe
këshilla praktike për të zvogëluar nivelin e diskriminimit gjinor. Në ditët e
ardhshme, ne shpërndamë këto broshura për nxënësit e shkollës sonë dhe të
komunitetit në zonën ku ndodhet shkolla jonë. Ne besojmë se kemi ndihmuar shumë
familje për të trajtuar njësoj femrat dhe meshkujt,si pjesë funksionale të
shoqërisë të civilizuar.
Faza
përfundimtare të projektit tonë, e cila mbulon javën e fundit të janarit, ka
konsistuar në rregullimet e fundit të projektit tonë në tërësi. Ne zgjodhëm
fotot dhe pasi kishim filmuar çdo veprimatri praktike që kishim bërë, filluam
zgjedhjen e regjistrimeve dhe redaktimin e tyre për të finalizuar
mini-filmet tona. Ditët e fundit të janarit gjejmë të gjithë pjesëmarrësit e
grupit të punës në kompjuter, duke u kujdesur për detajet, dhe duke shfrytëzuar
maksimalisht teknologjinë e dhënë, në mënyrë që të prodhojnë një projekt te
denjë për të prezantuar një shkollë
kontribuese në edukimin e brezave të së ardhmes.
Faza përfundimtare të projektit tonë, e cila mbulon javën e fundit të janarit, ka konsistuar në rregullimet e fundit të projektit tonë në tërësi. Ne zgjodhëm fotot dhe pasi kishim filmuar çdo punë praktike që kishim bërë, filluam zgjedhjen e regjistrimeve dhe redaktimin e tyre për të finalizuar mini-filmet tona. Ditët e fundit të janarit gjetën të gjithë pjesëmarrësit e grupit të punës në kompjuter, duke u kujdesur për detajet, dhe duke shfrytëzuar maksimalisht teknologjinë e dhënë, në mënyrë që të prodhojnë një projekt te denjë për një shkollë të së ardhmes.
Konteksti i risisë, origjinalitetit
dhe teknologjisë të projektit
Bashkëpunim: Mësues –
nxënës – komunitet.
Në shkollën “Aleks
Buda”, prioritet i veçantë i është dhënë bashkëpunimit mësues – nxënës –
komunitet. Kjo është edhe arsyeja pse ne e konsiderojmë këtë projekt si një
mundësi për të zhvilluar bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe komunitetit dhe
për të përmirësuar drejtime të tjera të proçesit mësimor.
Novacioni në
projektin tonë konsiston në:
·
Përdorimin e metodave autentike në mësimdhënie, p.sh.
zhvillimi i një teme në një lëndë shkencore me anën e kombinimit të saj me
lëndë të tjera shoqërore dhe artistike.
·
Integrimi i praktikave, teknologjisë dhe programevë
më moderne në mësim.
·
Angazhimi i një grupi të madh mësuesish, nxënësish,
dhe anëtarë të komunitetit me qëllim bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e
njërëzve në vizionin e një përgjegjësie të përbashkët shoqëorre rreth
rezultateve të projektit.
·
Të tjera pikëpamje të temës së zgjedhur parë në
këndvështrime të tjera të paeksploruara më parë.
Për
implementimin praktik të projektit u përdorën paketa Microsoft Office (word, Power Point, Publisher), Windows Movie Maker, Windows
Media Player, Autocollage, Windows Live, Internet Explorer.
Për
të siguruar informacionin, fotot dhe videot u përdorën Internet Explorer, tekste shkollore dhe enciklopeditë. Gjatë
aktiviteteve jashtëshkollore nxënësit vizituan vendet e caktuara nga mësuesit
dhe bënë fotografi. Këto fotografi u realizuan nga nxënësit duke përdorur aparatë dixhital, kamera, dhe u
përpunuan me Autocollage™.
Komunikimi u realizua me anë të Windows
Live, Website që krijuan nxënësit .
Për
përpunimin e videove u përdorën programe si windows Movie Maker, windows Media Player. Për realizimin e këtij
projekti nxënësit përdorën programet aplikative të paketës Microsoft Office (Word, Power
Point, Publisher).
Më
pas ata përzgjodhën informacionin e përshtatshëm dhe filluan punën për ta
implementuar atë.
Menaxhimi i projektit
Shkolla jonë ka
vendosur të përzgjedhë kete projekt i cili garonte me projektet e tjera nga
departametet e tjera te shkollës, për një sere arsyesh
Komuniteti, nga i
cili vijne nxënësit , është i tillë që shfaqin njohjet,pabarazitë gjinore në
trajnimin e tyre
Duke qene se komuniteti perbehet nga nje lamirshmeri
krahinash te Shqiperise, atehere ky projekt do të ngjante sikur po aplikohej
një pjesë mjaftë përforcuese të Shqiptarëve
Eshte marre parasyesh edhe prirja e shteteve perendimore
qe po I kushtoje nje vëmendje të madhe edukimit me dimension gjinore.
Kualifikimi dhe përkushtimi i mësuesit udhëheqës si dhe
gadishmëria e stafit pedagogjik.
Eshte mjaft terheqes per nxenesit, pervecese eshte mjafte
I rendesishem. Kjo sepse ne përmbajtje ka edhe lojra kreative, veprimtari
sportive dhe artistike si dhe informim dhe edukim.
Nuk ka pengesa për tu zbatuar ky projekt as përsa i
përket literaturës dhe përkushtimit të mësuesit.
- Vështiresit që
priten të hasen:
·
Koha e shkurtër në dispozicion na e kushtëzon feedback-un që pritet të nxënësit.
·
Ky projekt përmban rëndësinë në të menduar dhe si pasoje
në qëndrimet dhe si pasojë pritet një skepticizëm i theksuar i nxënësve dhe
gjithashtu ndonjë reagim të prindërve.
·
Fakti që ky projekt për këtë vit është planifikuar vetëm
për maturantët përvec vështirësive, mendojmë se edhe ngarkesa e maturantëve në
provimet e maturës do të kondicionojë në rezultatet e projektit
Plan Projekti
·
Nxënësit do njihen
me konceptet kryesore të ketij projekti
·
Nxënësit do njihen me fakte që evidentojnë pabarazinë
gjinore që ndodh në Shqipëri dhe në vende të tjera
·
Nxënësit me faktorët dhe aktorët kryesore që kontribojnë
në edukimin gjinor dhe pabarazinë gjinore.
·
Mësuesi udhëheqës duhet të analizojë tekstet shkollore
dhe të evidentojë barrierat gjinore që janë implimentaur në mënyrë të pavetëdijshme
nga autorët e teksteve
·
Në video-projektorë do të shfaqet filmi “Kapedani” dhe nxënësit do ftohen të
komentojë qëndrimet e “Kapedanit”
·
Nxënësit do të analizojnë tekste të ndryshme shkollore
ose deklarata nëpër media dhe do të evidentojnë “Barrierat gjinore” të
shfaqura në to.
·
Nxënësit do ndërtojnë një ekspozitë me piktura ose imazhe
me përmbajtje të barazisë dhe pabarazisë gjinore.
·
Maturantët duhet te anketojnë nxënësit e klasës se dhjete
me subjekt edukimin e dimensionit gjinor dhe më pas do të nxjerrin përfundimet
në bazë të analizës së pyetsorëve.
·
Do zhvillohen aktivitete sportive me moton “Sporti është pa gjini”
·
Nxënësit do të
shfaqin pjësë teatrale në përmbajtje barazinë gjinore ku do të ftohen edhe
bordi i prindërve dhe të tjerë nga komuniteti
·
Së fundi të zhvillohet një përmbledhje e gjërave kryesore
të shpjeguara në lidhje me edukimin e dimensionit gjinore, si dhe do të përshkruajë
eksperiencat përkatese dhe do bëjë një reflektim me atë cfarë do ndryshuar tek
ato dhe vështiresitë e hasura nga ato që pritet që do ndryshojnë.
Partnerët që na kanë
ndihmuar:
Komuniteti i
Prindërve të shkollës.
Psikologia e
shkolles
Stafi pedagogjik
i shkolles
Monitorimi & Vlerësimi i
Projektit
Monitorimi
|
Vlerësimi
|
||
Cfarë duhet monitoruar?
|
Si duhet monitoruar?
|
Cfarë duhet vlerësuar
|
Si duhet vlerësuar
|
1. Përfundimet
e nxjerra në teori.
2. Proçeset
3. Përfundimet
e nxjerra në praktikë.
4. Ndikimi
5. Arritjet
|
1.Duke vëzhguar
frytet konkrete dhe jokonkrekte te punes si dhe aktivitetet e kryera për këtë
qëllim.
2. Duke
përshkruar dhe përdorur studimet
shkencore nga interneti apo nga literatura
3. Duke
përshkruar ndryshimet që ndodhin brenda komunitetit apo brenda stafit të
punës me projektin.
4. Duke ndjekur
nga afër transformimin pozitiv që mund te pësojë komuniteti apo grupi i
punës.
5. Duke
përshkruar kush influencohet nga projekti dhe kush reagon dhe vepron për
shkak të kësaj influence.
|
1. Qëllimet
2. Programet e
përdorura.
3. Pjesëmarresit
në projekt
4. Buxheti
5. Faktorë të
tjetrë të institucionit që ne përfaqësojmë
pasi eksperienca është tregues jo pak i rëndësishëm.(Gjimnazi “Aleks
Buda”)
|
1. Duke
analizuar përparësitë dhe të metat e secilit qëllim me objektivitet.
2. Duke
përdorur informacion të dorës së parë menjëherë pas zbatimit apo përdorimit
të një programi.
3. Duke
vlerësuar çdo grup sipas kontributit të dhënë nëpërmjet asaj që kanë arritur
të bëjnë.
4. Duke
raportuar në kohë për çdo zbatim financiar dhe duke ndjekur nga afër
përdorimin dhe zbatimin e gjithçkaje.
5. Duke marrë
parasysh edhe pikëpamje të tjera të institucionit. (arritjet, kontributet
ndaj komunitetit, etj).
|
Për më tepër referojuni
adresës sonë:
No comments:
Post a Comment