 Republika e Shqiperise. Gjimnazi "Aleks Buda" - Mireserdhet ne faqen zyrtare te gjimnazit "Aleks Buda", Laprake-Tirane. Ne webfaqe do te publikohen foto, video dhe njoftime ne lidhje me aktivitete dhe ngjarjet ne shkolle.

Tuesday, January 8, 2013

Kurrikula e re


REFORMA E KURRIKULËS

Kjo reformë përfshin reformimin e programeve, teksteve, mësimdhënies, vlerësimit të arritjeve të nxënësve, si dhe kualifikim e mësuesve.
Karakteristikat kryesore të kurrikulës së re për gjimnazin janë:
-Kurrikula e re është e modelit anglo-sakson. Ndarja e kurrikulës në kurrikulë bërthamë, e cila është e detyrueshme për të gjithë nxënësit, dhe atë opsionale, duke theksuar kështu kurrikulën me bazë shkolle;
-Kurrikula niset nga kompetencat-kyç evropiane të cilat, nga ana e tyre, zbërthehen në synimet për disa aftësi bazale ndërkurrikulare siç janë të menduarit kritik dhe ai krijues, menaxhimi i informacionit, aftësia e të punuarit në grup, etj.

Kurrikula e re mbështetet në një dokumentacion kurrikular të plotë ku përfshihen; Korniza kurrikulare, Standardet e fushave të të nxënit, Programet lëndore, Udhëzuesi për zbatimin e kurrikulës së re dhe Udhëzuesi sipas fushave lëndore dhe lëndëve.
Në Arsimin Profesional, reforma kurrikulare ka çuar në konceptimin e një kurrikule dynivelëshe, kurrikulës në nivel qendror, e hartuar sipas kornizës evropiane të kualifikimeve dhe KSHK, dhe asaj në nivel shkollor, që siguron përshtatjen me nevojat lokale të tregut.
Zotërimi i gjuhës angleze është deklaruar një prioritet i arsimit të mesëm, në kuadër të iniciativës “Shqipëria anglishtfolëse”. Mësimi i gjuhës angleze tani nis më herët, qysh në klasën e tretë dhe vazhdon deri në fund të shkollës së mesme.
Shërbimi psikologjik në shkollë është institucionalizuar. Ky shërbim ofrohet në të gjitha shkollat dhe kopshtet të zonës urbane dhe gradualisht po punohet për shtrirjen e këtij shërbimi në shkollat dhe kopshtet e zonat rurale.

Pjesë e reformës kurrikulare është edhe reforma e teksteve e cila instaloi modelin e teksteve alternative, me përzgjedhjen e të cilëve ka një rol të rëndësishëm vetë shkolla. Reforma e bëri tregun e teksteve të hapur për botues të vendit dhe të huaj. Shteti subvencionon koston e paketës së teksteve drejtpërdrejt tek prindërit e nxënësve. Sipas politikës së subvencionit për tekstet favorizohet arsimi bazë, familjet me nevoja ekonomike dhe fëmijët me nevoja të veçanta.
Reforma e kurrikulës u mbështet nga shtrirja e IT në programe dhe funksionimin e shkollës

Reforma e vlerësimit të arritjeve, si pjesë e reformës së kurrikulës, konsiston në zbatimin e MSH dhe të provimeve të lirimit.
Në vitin shkollor 2005-2006 filloi funksionimin MSH e cila mbështetet në vlerësimin e jashtëm me anë të një Testi unik në shkallë vendi. Ajo përbëhet nga katër provime, dy provime të detyruara, (Matematikë dhe Gjuhë amtare) dhe dy provime me zgjedhje. Rezultatet e arritura me MSH përbëjnë 80% të numrit total të pikëve, mbi bazën e të cilëve pranohen studentët në degët që dëshirojnë, përmes një sistemi qendror të pranimeve, (Sistemit Meritë dhe Preferencë).

Që nga viti shkollor 2008-2009, Provimet e Lirimit zhvillohen vetëm me shkrim dhe me administratorë që janë mësues të shkollave të tjera. Vlerësimi i testeve bëhet nga komisione me vlerësues të jashtëm të ngritura pranë secilës DAR/ZA.
Duke filluar nga viti 2007, provimet zhvillohen vetëm me shkrim, me test të hartuar në nivel DAR-i, me administratorë jo mësues të shkollës dhe vlerësim me notë nga mësues të jashtëm të caktuar nga DAR.
Është realizuar reforma e zhvillimit profesional të mësuesve e mbështetur në trajnimin modular , të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave dhe drejtorive rajonale.
Reforma shënon një kalim nga sistemi i bazuar kryesisht në ofertë në sistemin e bazuar kryesisht në kërkesë. Ky është një sistem tregu, thuajse i lirë, i trajnimit të mësuesve në punë.

Janë hartuar dhe janë në proces miratimi, draftet e standardeve të mësuesve, drejtuesve të shkollave, mentorëve dhe këshilltarëve pedagogjikë.
Reforma e sistemit të zhvillimit të burimeve njerëzore u shoqërua edhe me ngritjen e një database të informatizuar që përmban të gjitha të dhënat profesionale të punonjësve.

No comments:

Post a Comment




Per te pare njoftimet, foto, videot me te fundit, shkoni ne facebook-u i shkolles www.facebook.com/aleksbudaweb